Sherr mes tre personave dhe policëve të ‘Rrugores’ në Vlorë

Nga A2 CNN
23 Korrik 2024, 22:22 | Aktualitet

Një sherr mes forcave të policisë dhe disa personave është regjistruar në zonën pranë “Ujit të Ftohtë” në qytetin e Vlorës.

Mësohet se tre persona janë shoqëruar për në Komisariat, pas përplasjes fizike që nisi sepse efektivët e Policisë Rrugore ndaluan një automjet dhe shoferi i kundërshtoi me tone të ashpra.

Drejtuesi i mjetit së bashku me dy persona, që besohet të jenë nipërit e tij ka dalë nga makina dhe të tre janë konfliktuar me efektivët.

Këta të fundit kanë kërkuar përforcime nga shërbimet e tjera të policisë dhe për të ndalur konfliktin kanë ndërhyrë Forcat Shqiponja, të cilat kanë bërë edhe shoqërimin e tre personave në komisariat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos