Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Shqipëri rreth orës 3 të mëngjesit.
Tërmeti ishte i magnitudës 4,6 me epiqendër në detin Adriatik, 37 km larg Durrësit. Sipas EMSC, thellësia e tërmetit ishte 12,2 km.
Lëkundjet u ndjenë në Durrës, Laç, Lezhë, Shkodër e deri në Ulqin. (A2 Televizion)