Në një reagim për rrëfimin e Nuredin Dumanit në SPAK, ish-ministri i drejtësisë, Nasip Naco thotë se nuk ka dhënë asnjë lejë të posaçme për të.
Ai shkruan në rrjetet sociale se distancohet nga akuzat dhe kërkon hetime nga autoritetet e drejtësisë, shkruan A2 CNN.
“Nëse akuzat vërtetohen, organet përkatëse duhet të marrin masa ligjore ndaj çdo personi të përfshirë në këtë çështje. Roli i Ministrit të Drejtësisë, sipas legjislacionit në fuqi, është i kufizuar.
Ministri: Nuk heton, Nuk ngre akuza, Nuk pushon çështje, nuk jep vendime fajsie apo pafajësie. Detyra e tij lidhet vetëm me dhënien e lejeve të veçanta për të dënuarit, bazuar në ligj. Gjatë ushtrimit të detyrës sime si Ministër i Drejtësisë, nuk kam miratuar asnjë leje të veçantë për subjektin në fjalë”, shkruan Naço. (A2 Televizion)