Rriten temperaturat, dielli ‘pushton’ Shqipërinë. Si parashikohet moti ditën e sotme

Nga A2 CNN
5 Mars 2025, 09:27 | Aktualitet

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN si do të jenë kushtet e motit gjatë ditës së sotme, por edhe në ditët në vijim.

Porja tha se mëngjesin e sotëm ka pasur një rritje me 2 gradë të temperaturave, të cilat sipas saj do të shkojnë deri në 21 gradë celcius gjatë mesditës së sotme.

Ajo tha gjithashtu se moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit shqiptar, me vranësira të pakta e kalimtare vetëm në dosa zona lindore dhe juglindore të territorit.

“Dita e sotme do të jetë me diell në të gjithë territorin shqiptar. Termometri ka shënuar 2 gradë rritje gjatë mëngjesit të sotëm. Luhaten vlera termike nga 1 gradë celcius minimumi i sotëm në zonat e thella malore, kryesisht në verilindje, deri në 9 gradë celcius në vijën bregdetare dhe zonat perëndimore.

Ndërsa në mesditë presim nga 11 maksimumi në zonat malore, deri në 21 gradë celcius që do të jetë maksimumi i ditës së sotme. Mesdita e sotme do të ndihet mjaft e nxehtë. Moti i kthjellët zotëron pjesën më të madhe të Shqipërisë, ndërkohë vranësira kalimtare do të ketë gjatë ditës kryesisht në lindje dhe juglindje të territorit. Edhe veriu mbizotërohet nga dielli”, tha meteorologia Tanja Porja, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos