“Nëse doni të ndiheni si Perëndi ejani në Shqipëri! E nëse doni të takoni drejtues taksish që sillen si Perëndi, shkoni në Greqi.” Kështu iu drejtua kryeministri Edi Rama turistëve në ceremoninë e hapjes ITB Berlin 2025, duke prezantuar Shqipërinë turistike në panairin e turizmit në Gjermani, duke u treguar edhe pse nuk duhet të vizitojnë Greqinë.
Në fjalën e tij kreu i qeverisë shqiptare, theksoi mikpritjen e popullit tonë, duke sjellë në vëmnendje mbrojtjen e hebrenjve nga nazistët në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore.
“A keni dëgjuar një ligj në vend që deklaron shtëpitë tona i përkasin Zotit dhe mikut. Një ligji është shkruar në Shqipërinë mesjetare është pjesë përbërëse e jetës së Shqipërisë. Është thelbi i asaj që quajmë shqip pritje. Në shqip do të thotë të bësh të pamundurën të nderosh emrin dhe shtëpinë me mikun. Kulmi i mikpritjes shqiptar u shqua me mbrojtjen e miqve hebrenj duke u bërë i vetmi vend në Evropë me më shumë hebrenj pas luftës se para saj. Jemi një vend myslimanësh, krishterësh ortodoks, dhe katolikësh. Por qëndruam krah hebrenjve duke refuzuar të dorëzonin qoftë një frymë të vetme te nazistët. Kush troket në dyert e shqiptarit e bën me vullnetin e Zotit. Duke hapur dyert trajtojmë një mik si Perëndi. Nëse doni të ndiheni si Perëndi ejani në Shqipëri. E nëse doni të takoni drejtues taksish që sillen si Perëndi shkoni në Greqi.”
Nga Berlini Rama ftoi jo vetëm turistët gjermanë, por nga e gjithë bota të vizitojnë Shqipërinë. Ai solli në vëmendje se të vetmit gjermanë perëndimorë që vizituan Shqipërinë gjatë viteve të komunizmit ishin ekipi i futbollit me në krye Franz Bekenbauer që erdhën dy herë në vendin tonë.
“Këtë javë në Berlin, bota ftohet të zgjedhë mes Shqipërisë, Spanjës apo Portugalisë apo të tjerë që marrin pjesë në Kupën Botërore të turizmit. Është gara e vetme ku ekipi gjerman nuk nis si favorit. Kur u zhvillua ky panair në 1967, Shqipëria kishte 1000 turistë. Kryesisht nga Gjermania Lindore, markisistë leninistë që e konsideronin Republikën demokratike të degjeneruar. Të vetmit gjermanë në atë vit ishin të ekipit të futbollit drejtuar nga legjenda Bekenbauer. Dolën një barazim 0-0, ishte e vetmja njollë që gati i kushtoi Gjermanisë praninë në Kampionatin Evropian. Të vetmit gjermanë perëndimore që vizituan Shqipërinë ishin gjermanët e ekipit të futbollit.”
Kryeministri përmendi edhe zhvillimin turistik që ka pësuar vendi ynë, i kthyer në destinacion turistik. Duke lexuar shifrat e 12 milionë vizitorëve dhe turistëve për vitin e kaluar, ai u shpreh se kjo është një mundësi e mirë që Shqipëria të tregojë se është krejt ndryshe nga stigma që është krijuar për të në botë.
“Kemi një të ardhme edhe më të shndritshme ekonomike, rritje e qëndrueshme që do forcohet edhe nga destinacioni turistik, por edhe modeli ynë i ekologjisë turistike dhe eksperiencat. Gjatë viteve të fundit kemi pasur më shumë se dy herë të rritje të të ardhurave për frymë dhe prodhimit të brendshëm. Vetëm në 28 mijë metra katrorë gjen dy dete, 9 lumenj, male, lugina dhe mund të udhëtosh e të vizitosh alpet, detit, rërën e nxehtë, netët e freskëta gjatë verës së nxehtë, Europën Lindore. Po jo vetëm kaq, në maj do mirëpresim të gjithë udhëheqësit botërorë, liderët, por edhe Giro D’Italia, si dhe evente të tjera e të tjera. Të kemi një vend në ITB në Berlin askush nuk e mendonte në vendin tonë sa të ishte gjallë, jo vetëm që po ndodh, por është njohje frymëzuese. Dhe në përfundim më lini të them se për gjysmë shekulli nuk patëm mundësi të kalonim në perëndim, por kjo është ajo që kërkojmë, nuk kërkojmë ndere, por vetëm lojë të ndershme. Pjesë e kësaj është edhe gjuha jonë, që është e ardhur nga sanskrinishtja dhe degë e drejtpërdrejtë e gjuhës indeo-europiane. Për t’ju dhënë një ide po ju them “Faleminderit” në gjuhën shqipe. Po ju them edhe diçka në fund të fjalës time, “Shqipëria nuk është kurrë e mërzitshme”. (A2 Televizion)