Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë ka përfshirë të premten disa zona të vendit tonë, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin në disa akse.
Për këtë arsye, Policia e Shtetit ka dalë me një apel për drejtuesit e mjeteve, të cilëve iu kërkon të kenë kujdes të shtuar në orët në vijim.
“Nisur nga moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, Policia Rrugore apelon për: Kujdes maksimal për përdoruesit e rrugës.
Moderoni shpejtësinë, pasi në disa akse rrugore ka prezencë të ujit; Jepini përparësi këmbësorëve dhe respektoni sinjalistikën rrugore; Mos përdorni telefonin gjatë drejtimit të mjetit dhe vendosni rripin e sigurimit; Mos kryeni parakalime të gabuara.
Drejtuesit e motomjeteve, biçikletave dhe monopatinave: Të veshin jelek fosforeshent gjatë natës për të shmangur përfshirjen në ngjarje rrugore. Këmbësorët: Të tregojnë kujdes maksimal kur kalojnë nga njëri kah i rrugës në tjetrin”, njofton policia.
(A2 Televizion)