Meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, tha në Dita Jonë se gjatë ditës së enjtes do të kemi mot të paqëndrueshëm. Gjatë orëve të mesditës priten reshje shiu thuajse në të gjithë territorin e vendit.
Ndërkohë, temperaturat do të vijojnë të mbeten të larta, me maksimumin deri në 29 gradë celsius, shkruan A2 CNN.
Mëngjesi ka nisur me vranësira, mjaft i ngrohtë, megjithatë nuk ka reshje. Por shumë shpejt, gjatë orëve të mesditës do të kemi prezencë të pakët të reshjeve. Fillimisht, reshjet do të nisin në zonat perëndimore dhe më pas gradualisht në të gjithë territorin. Duke iu afruar mbrëmjes presim përmirësim të kushteve të motit. Mëngjesin është i ngrohtë. Minimumi i temperaturave shkon në 9 gradë në zonat malore, ndërsa temperatura më e lartë do të arrijë deri në 29 gradë celsius. (A2 Televizion)