Fshati Pojan në Bashkinë e Maliqit prej vitesh njihet edhe për organizmin e karnavaleve të tyre që njihen edhe si “Rrogeçërit e Pojanit”.
Edhe këtë vit, pavarësisht temperaturave te ulëta, të rinjtë dhe banorët e zonës, nuk e harruan traditën shekullore, duke dalë në rrugët e fshatit me veshjet e tyre karakteristike për të përcjellë edhe mesazhin e këtij riti pagan.
Prej dy vitesh festimeve të këtyre karnavaleve u bashkohen edhe përfaqësues nga Malësia e Sharrit në Maqedoninë e Veriut, të cilët gjithashtu kanë traditë karnavale të tillë që ngjasojnë shumë, duke rikonfirmuar edhe një herë që shqiptarët janë autoktonë në trojet e tyre.
Kjo traditë pritet që të përfshijë edhe fshatra të tjerë në qarkut të Korçës dhe të trojeve shqiptare në rajon, për t’u kthyer në një aktivitet më të madh që shpresohet të tërheqë edhe më shumë vizitorë. (A2 Televizion)