Rikthehet dëbora në juglindje, trashësia në Dardhë, mbi 5 cm

Nga Artin Halili
7 Janar 2024, 08:54 | Aktualitet

Reshjet e dëborës kane përfshirë mëngjesin e sotëm pothuajse gjithë zonat malore të juglindjes së vendit. Reshjet me të dendura kanë qënë në Dardhë dhe fshatrat e Devollit të Sipërm, ku trashësia ka shkuar nga 8-10 cm.

Dëborë ka pasur dhe në aksin Shtyllë - Mashkullore ashtu siç ka pasur edhe në Voskopojë e fshatra të kësaj njësie administrative.

Burime bëjnë me dije se reshjet e dëborës kanë qënë me intesitet mesatar në fshatra të njësise administrative Lekas në Bashkinë Korçë si dhe njësinë administrative Dardhas në Bashkinë e Pogradecit.

Reshje dëborë ka pasur dhe në aksin rrugor ura e Floqit deri në majë të Qafë Qarrit. Akset rrugore të fshatrave turistike Dardhë - Voskopojë - Vithkuq janë të kalueshme pa probleme ndërkohë që policia e qarkullimit rrugor u kërkon drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes dhe përdorin goma dimërore.

Përsa i përket problemeve me energjinë elektrike, zyrtarisht nuk raportohen me përjashtim të fshatit Vithkuq qe herë pas here ka shkëputje të energjisë elektrike.

Rikthehet dëbora në juglindje, trashësia në Dardhë, mbi (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos