A2 CNN ka sjellë fotot nga ngjarja në Përmet ku një masë shkëmbore rrëshqiti prej malit dhe e zuri poshtë të riun.
Siç shihet në foto, 25-vjeçari ka qenë në shtrat dhe nga sa mësohet i ka zënë këmbët. Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën e duhur mjekësore.
Pamjet janë të frikshme dhe tregojnë se si shkëmbi ka shkatërruar çatinë e shtëpisë dhe ka përfunduar në shtratin e të riut, duke e lënë të plagosur. (A2 Televizion)