Qeveria shqiptare ka vendosur të rikthejë regjimin e vizave me Bjellorusinë, 6 viteve pasi dy shtete firmosën marrëveshjen për heqjen e ndërsjellë të vizave, në shkurt të 2020-ës.
Lajmin e njoftoi Ambasada e Shqipërisë në Rusi e cila njofton për heqjen e ndërsjellë të vizave midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Bjellorusisë. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Ambasadorët përkatës në Federatën Ruse, Arben Gazioni dhe Semashko.
Me një VKM të ditës së sotme, bëhet me dije se marrëveshja e nënshkruar nga Ambasadorët përkatës në Federatën Ruse, Arben Gazioni dhe Semashko, do të pezullohet.
“Vendosi pezullimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë, miratuar me vendimin nr.152, datë 19.2.2020, të Këshillit të Ministrave. Vendimi nr.295, datë 15.5.2024, i Këshillit të Ministrave, “Për pezullimin e pjesshëm të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë”, shfuqizohet. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në ‘Fletoren zyrtare’”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)