Pas një nate të gjatë dhe të rrezikshme, zjarrfikësit pushojnë aty ku i zuri lodhja.
Nuk mund të quhet pushim, por momente të rrëmbyera për të marrë frymë pas betejës me flakët, që kërcënonin të përpinin gjithë Delvinën.
Sot në mëngjes, qyteti i vogël në jug të vendit është zgjuar i shkrumbuar nga zjarri.
Me dhjetra hektarë toke të kthyera në ngjyrë të zezë pas flakëve masive, shkruan A2.
Sot situata është më e qetë, por ende vazhdohet të luftohet me flakët.
(A2 Televizion)