Si do të vijnë emigrantët? Publikohen nenet e marrëveshjes me Italinë

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2023, 17:13 | Aktualitet

Nënshkrimi i protokollit të bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në strehimin e emigrantëve të paligjshëm në Shëngjin solli reagime të shumta në opinion.

Qeveria u përgjigj duke publikuar disa të dhëna në rrjetet sociale nëpërmjet Agjencisë për Media dhe Informim.

Aty nënvizohet se shteti italian do të marrë në përdorim sipërfaqe të territorit shqiptar për të ndërtuar me shpenzimet e saj strukturat pritëse.

Poll

Agjencia shtetërore bën të ditur gjithashtu se neni 4 i protokollit të bashkëpunimit parashikon se këto qendra nuk mund të kenë më shumë se 3 mijë refugjatë njëkohësisht. 

Neni 3 i marrëveshjes përcakton se Italia merr në përdorim sipërfaqe të territorit shqiptar për ngritjen e strukturave pritëse.

Sakaq, neni 4 garanton se është Italia ajo që do të ngrejë tërësisht me shpenzimet e saj, strukturat për qëndrimin e emigrantëve.

Ndërkaq neni 6 i marrëveshjes sipas MIA specifikon se Italia do të përballojë të gjitha shpenzimet për emigrantët e strehuar, përfshirë: çdo kosto të kujdesit shëndetësor dhe çdo kosto tjetër e paparashikuar që mund t’i vijë palës shqiptare.

Në neni 9 të marrëveshjes specifikohet se afati maksimal kohor i qëndrimit të një emigranti, nuk mund të jetë më i madh se koha e nevojshme për të kryer procedurat e azilit/ mbrojtjes. Në përfundim të procedurave, pala italiane kryen me shpenzimet e saj, largimin e emigrantëve nga Shqipëria.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos