SPAK sqaron gazetarët: Asnjë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk është objekt hetimi

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2025, 12:22 | Aktualitet

SPAK sqaron gazetarët: Asnjë anëtar i Këshillit të

Asnjë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk është objekt hetimi, vëzhgimi apo përgjimi nga Prokuroria e Posaçme. Këtë përgjigje u ka dhënë gazetarëve SPAK, pas pretendimeve të publikuara në media.

SPAK sqaron se nuk ka kryer dhe nuk kryen asnjë veprim hetimor që synon të ndikojë apo intimidojë vendimmarrjen e KLP-së, dhe aq më pak të ndërhyjë në procese zgjedhore apo emërime të caktuara.

“Asnjë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk është objekt hetimi, vëzhgimi apo përgjimi nga Prokuroria e Posaçme. SPAK nuk kryen dhe nuk ka kryer asnjë veprim hetimor që synon drejtpërdrejtë apo tërthorazi, të ndikojë apo të intimidojë vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe aq më pak të ndërhyjë në procese të caktuara zgjedhore”, thuhet në reagimin e  SPAK.

Sipas këtij institucioni, deklarimet e përhapura në disa media janë spekulim, pa lidhje me realitetin ligjor apo praktikën hetimore të institucionit. SPAK nënvizon se çdo deklaratë që nuk mbështetet në fakte përbën një tentativë për dezinformim dhe dëmton integritetin e strukturës.

“Deklarimet e bëra në media përbëjnë spekulim të pastër, të pambështetur në realitetin ligjor apo në praktikën hetimore të Prokurorisë së Posaçme.

Çdo deklaratë e pabazuar në fakte dhe e mbështetur në spekulime mbetet në kuadrin e retorikës së pakonfirmuar, në përpjekje për të keqinformuar publikun dhe për të dëmtuar Strukturën së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, përfundon SPAK. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos