Reshjet e pasdites së sotme janë shoqëruar me era të forta duke rrëzuar pemë të larta në fshatrat Sheqeras e Orman në bashkinë e Maliqit.
Është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për largimin e pemëve nga rruga që për disa minuta kanë penguar edhe qarkullimin normal të mjeteve.
Reshjet e shiut kanë shkaktuar edhe shkëputje për disa minuta të energjisë elektrike në fshatra të fushës së Maliqit kryesisht. Pas stuhisë, gjithçka është normalizuar për sa i përket furnizimit me energji elektrike. (A2 Televizion)