Stuhia thyen pemët në Elbasan, bllokohen disa akse rrugore

Nga A2 CNN
26 Gusht 2024, 21:07 | Aktualitet

Stuhia e fuqishme që goditi pjesën qendrore të vendit ka shkaktuar probleme dhe në zonën e Elbasanit.

Reshjet me intensitet të lartë dhe era e fortë e përfshinë qarkun e Elbasanit për rreth dy orë.

Në aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Karinë, është shkëputur një pemë dukë rënë në njërën anë të rrugës.

Menjëherë ka mbërritur policia rrugore që ka normalizuar lëvizjen e mjeteve. Ndërkohë emergjencat civile po punojnë për lirimin e rrugës.

Ndërkohë edhe në Elbasan ka pasur degë të thyera pemësh apo edhe përmbytje në rrugë kryesore. A2 CNN (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos