Bashkë me rritjen e fluksit turistik është rritur prezenca dhe kontrollet e inspektoriateve me qëllimin kryesor parandalimin e abuzimeve ndaj konsumatorëve, kryesisht sa i takon kontrolleve për sigurinë ushqimore dhe kushtet higjieno-sanitare.
Në këtë kuadër, kryeinspektori i përgjithshëm Dashnor Sula ka mbledhur strukturat lokale të inspektoriateve në Durrës, ku njoftoi që përveç kontrolleve, do të ketë në dispozicion të qytetarëve dhe turistëve platforma online dhe numër të gjelbër për të denoncuar shkeljet e mundshme.
Sula ka garantuar se çdo denoncim do të trajtohet me seriozitet, 24 orë në 24, ndërsa strukturat inspektuese do të jenë të angazhuara maksimalisht në mbrojtje të interesit publik. (A2 Televizion)