Rënie pemësh, gurësh dhe inertesh, situata e rrugëve në vend si pasojë e reshjeve

Nga A2 CNN
13 Shtator 2024, 11:06 | Aktualitet

Rënie pemësh, gurësh dhe inertesh, situata e rrugëve në

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë sjellë pasoja kryesisht në veri të vendit duke shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në disa rrugë. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se probleme ka pasur edhe në jug të vendit.

“Gjatë natës dhe në mëngjes ka pasur reshje shiu me intensitet të lartë kryesisht në Rajonin Verior, duke sjellë rënie gurësh e inertesh si në rrugën e Tropojës, në Dushaj-Sheshi i Trageteve, Bogë-Theth, Hani Hotit-Tamarë dhe në Tepelenë-Uji i ftohtë, të cilat janë pastruar dhe qarkullimi vijon normalisht”, citon A2 postimin e ARRSH-së në Facebook.

Rënie pemësh, gurësh dhe inertesh, situata e rrugëve në

Po kështu pemët e rëna në segmentet Ura e Bunës-Muriqan dhe në Gjirokastër-Kakavijë bllokuan qarkullimin duke këkruar ndërhyrjrjen emenjëhershme të grupeve të puëns

“Në segmentet Ura e Bunës-Muriqan dhe në Gjirokastër-Kakavijë një pemë e rrëzuar bllokoi pjesërisht një korsi grupet e punës të ndodhur në terren kanë ndërhyrë menjëherë për kthimin e qarkullimit në normalitet. Kontraktorët e mirëmbajtjes, me mjete dhe punëtorë janë në terren dhe kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor”, njofton ARRSH.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos