Taskforcë për bregdetin gjatë sezonit turistik veror

Nga A2 CNN
3 Qershor 2026, 17:39 | Aktualitet

Taskforcë për bregdetin gjatë sezonit turistik veror

Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, bëri me dije ngritjen e një taskforce për të gjithë zonën bregdetare, me qëllim monitorimin e punës së inspektorateve dhe garantimin e sigurisë mjedisore, ujore dhe ushqimore.

Në një prononcim për mediat, Sula tha se: “Qëllimi i pranisë sime këtu është të përcjell një mesazh për të gjithë inspektorët, deri tek inspektori i fundit, që të jenë korrektë në zbatimin e ligjit dhe të përmbushin detyrën me standardet më të larta. Ju garantoj se do të ketë monitorim 24 orë në 24. Do të jetë një strukturë e posaçme, një taskforce që do të mbulojë të gjithë bregdetin e Shqipërisë”, u shpreh Inspektori i Përgjithshëm.

Gjithashtu, ai bëri të ditur se më 11 qershor do të vihet në dispozicion të qytetarëve dhe subjekteve ekonomike platforma online “Sigurt.gov.al”, e cila do t’u mundësojë atyre të sinjalizojnë shkelje të ligjit. Platforma do të garantojë anonimatin për të gjithë përdoruesit që nuk dëshirojnë të identifikohen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos