Vlora është kthyer edhe këtë 28 Nëntor në kryeqendrën e festimeve për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, në qytetin ku më 1912 u ngrit flamuri kuqezi dhe u shpall shteti i pavarur.
Ceremonia shtetërore e ngritjes së Flamurit bëri bashkë krerët më të lartë të shtetit nga Shqipëria dhe Kosova. Nën tingujt e Himnit Kombëtar, flamuri kuqezi u ngrit në Sheshin e Flamurit, në prani të autoriteteve dhe qytetarëve.
Më pas, ceremonia vijoi me homazhe në vendprehjen monumentale të Ismail Qemalit, ku kryeministri Edi Rama, Presidenti Bajram Begaj dhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, vendosën kurora me lule.
Këtë vit në ceremoni u bënë bashkë kryeministri Edi Rama dhe Albin Kurti, i cili një vit më parë kishte munguar. Në ceremoni ishte e pranishme edhe presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, në vizitën e saj të parë zyrtare në Shqipëri.
(A2 Televizion)