Fluks makinash në Kakavijë, pala shqiptare i kërkon asaj greke të shtojë sportelet

Nga Rigels Malile
24 Gusht 2024, 12:19 | Aktualitet

Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi pas përfundimit të pushimeve në atdhe kanë nisur kthimin për në shtetin helen.

Paraditen e së shtunës, A2 Televizion raporton se dogana e Kakavijës është përballur me një fluks të lartë të këmbësorëve dhe automjeteve në dalje të tokës shqiptare. Për të evituar radhët e gjata të pritjes në kufi Policia Kufitare në Kakavijë ka çuar në 5 numrin e sporteleve në dalje të tokës shqiptare.

Drejtuesit e policisë së Kakavijës kanë kontaktuar me palën greke për të shtuar numrin e sporteleve duke çuar në tre të tillë në hyrje të tokës greke, shkruan A2.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kakavijë janë përpunuar 9787 shtetasish në hyrje-dalje nga të cilët 3777 në hyrje dhe 6010 në dalje, ndërsa hyrje-dalje automjetesh janë 3150 gjithsej, ku 1198 janë në hyrje dhe 1952 janë në dalje të Shqipërisë./A2 CNN (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos