Arrest me burg për babain, palombarët gjejnë trupat e djalit dhe nënës Alma Arrazi

Nga Gazmend Janku
7 Maj 2024, 14:52 | Kronikë

Pas gjetjes së trupave të dy vajzave, palombarët e RENEA-s gjatë ditës së martë kanë gjetur në ujërat e lumit Buna, edhe trupin e djalit të vogël 3-vjecar dhe nënës së tij, Alma Arrazi. Hetimet e nisura për shkaktim të vetëvrasjes së nënës me tre fëmijët, kanë lënë nën masën e sigurisë arrest me burg, kryefamiljarin Erdgys Arrazin.

Pas tre ditë kërkimesh ekipet e palombarëve të forcave RENEA, ka gjetur në ujërat e Lumit Buna, djalin e vogël 3-vjeçar si dhe trupin e nënës së fëmijëve Alma Arrazi, të cilët humbën jetën tragjikisht në ujërat e Lumit Buna në Shkodër.

Më herët palombarët kishit arritur të gjenin edhe trupat e dy vajzave të familjes Arrazi, 8 dhe 9-vjeçare. Me gjetjen e trupit të nënës, ka përfunduar edhe operacioni tre ditor i kërkimit të trupave të nënës dhe tre fëmijëve të saj, të cilët dyshohet se në kushte të dhunës psikologjike dhe fizike janë vetëhedhur në ujërat e lumit mbrëmjen e datës 2 maj.

Në lidhje me këtë ngjarje shokuese jo vetëm për Shkodrën por për të gjithë opinion publik, policia e Shkodrës ka prangosur babain e tre fëmijëve dhe bashkëshortin e Alma Arrazit, Erdgys Arrazin, i cili dyshohet se ka shkaktuar vetëvrasjen e bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tij. Edhe pse ai mësohet se ka mohuar akuzën, gjykata e Shkodrës ka vendosur ta lërë nën masën e sigurisë arrest me burg mesditën e së martës, pas një seance të zhvilluar me dyer të mbyllura.

Ndërkohë në shkollën ku mësonin dy vajzat e familjes Arrazi, mëngjesi i së martës ka qenë I trishtë. Shokë dhe shoqe të klasës por edhe nxënës dhe prindër të tjerë kanë ardhur në shkollë me buqeta me lule në kujtim të dy nxënëseve të klasës së dytë që u shuan në mënyrë tragjike. Sakaq, kjo ngjarje ka ende shumë të panjohura dhe me vdekjen tragjike të nënës dhe tre fëmijëve nuk dihet nëse do të zbardhen ndonjëherë arsyet e kësaj tragjedie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos