Çdo ditë e javës në Vlorë dominohet nga një fluks turistësh, teksa sezoni i verës është në kulmin e tij. Kjo ndihet që nga rrugët në qytet, restorantet, kafeteritë dhe larmia e viztorëve brigjeve të detit të Vlorës.
Turistët e huaj i drejtohen plazheve që në orët e para të ditës teksa shijojnë rrezet e diellit dhe klimën e favorshme. Ky çift nga Franca ka mbërritur për një qëndrim 11-ditor. Qytetin dhe njerëzit i cilësojnë fantastikë.
Vizitorët vendas preferojnë më tepër plazhet publike për të pushuar: “Mendoj se është shumë mirë, s’ka ku të vejë më mirë. Mendoj se po ecim në drejtimin e duhur. Më mirë se vjet është”.
Me hyrjen në sezonin veror, qyteti i Vlorës bëhet qendra e një larmishmërie aktivitetesh që shërbejnë si atraksione për vizitorët. Zhvillimi i turizmit po ndihmon në zhvillimin e ekonomisë lokale dhe në promovimin e kulturës dhe historisë së këtij qyteti të rëndësishëm bregdetar në jug të Shqipërisë, ndërsa ky vit është dominuar edhe nga aktivitetet sportive. (A2 Televizion)