Fredi Beleri zgjidhet nënkryetar i Komisionit për Peticionet në Parlamentin Europian

Nga A2 CNN
23 Korrik 2024, 16:01 | Aktualitet

Fredi Beleri zgjidhet nënkryetar i Komisionit për Peticionet në

Pas betimit si deputet në Parlamentin Europian, Fredi Beleri është zgjedhur edhe si nënkryetar i Komisionit të Peticioneve në këtë institucion.

Javën e kaluar, Belerit iu dha leje nga Drejtoria e Burgjeve për të shkuar në Strasburg, ku bëri betimin si eurodeputet, pasi fitoi zgjedhjet i futur në listën e kryeministrit grek Kiriakos Mitostakis dhe Demokracisë së Re.

Beleri po vuan një dënim me burg në Shqipëri, i dënuar për korrupsion zgjedhor, teksa kandidonte për postin e kryetarit të Bashkisë Himarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos