U bllokua një ditë më parë nga bora, hapet rruga e Arbrit

Nga A2 CNN
21 Janar 2024, 10:07 | Aktualitet

Rihapet për qarkullimin e automjeteve aksi i rrugës së Arbrit, bypass-Qafë Murrizë, e cila ditën e djeshme u bllokua për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Gjithashtu dhe akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë;  Bulqizë - Klos- Ulëz, janë të hapura, ndërsa në aksin rrugor Peshkopi- Kala e Dodës - Kukës, lëvizja e mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë.

Firmat e mirëmbajtjes së këtyre akseve rrugore po vijojnë në hedhjen e kripës dhe pastrimin e rrugës nga akulli.

Policia e Dibrës është e gjitha në gatishmëri të plotë  me patrulla të shpërndara në çdo aks rrugor, dhe iu bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë,  të tregojnë kujdes maksimal pasi ka prezencë akulli në rrugë,   të përdorin gomat  dimërore dhe në rast emergjence të kenë me vete mjetet antirrëshqitëse.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos