All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

U dogj nga flakët e zjarrit që kishte ndezur për të djegur mbeturinat, 67-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital

Nga A2 CNN
14 Janar 2024, 21:29 | Aktualitet
All - Paragraf - 1

U dogj nga flakët e zjarrit që kishte ndezur për të djegur

Një 67-vjeçare është dërguar mbrëmjen e kësaj të diele me djegie në spital.

All - Paragraf - 3

Nga sa mësohet, ajo ka marrë plagë në trup teksa po shuante zjarrin që kishte ndezur vetë. 67-vjeçarja me inicialet L. T, kishte ndezur në oborrin e banesës zjarrin për të djegur disa mbeturina, por flakët u përhapën me shpejtësi.

Dhe për rrjedhojë, teksa po tentonte të shuante zjarrin, u lëndua. Ajo u dërgua menjëherë në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Për fat të mirë raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Malësi e Madhe/Informacion paraprak. Në fshatin Tamarë, shtetasja L. T, 67 vjeçe, ka pësuar djegie të lehta, dyshohet gjatë përpjekjes për të parandaluar përhapjen e flakëve të zjarrit që kishte ndezur në oborrin e banesës për  djegien e disa mbeturinave.  Si pasojë, shtetasja  L. T, po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos