U kap duke shitur drogë, po tentonte t’i ikte policisë me vrap, “Shqiponjat” arrestojnë të riun në Durrës

Nga A2 CNN
17 Qershor 2024, 10:19 | Aktualitet

U kap duke shitur drogë, po tentonte t’i ikte policisë me vrap,

Një 30-vjeçar që shiste drogë është vënë në prangat e policisë. Mësohet se është arrestuar L. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës.

Nga sa raporton policia, 30-vjeçari kur konstatoi punonjësit e Policisë, tentoi të largohej me vrap dhe hodhi në tokë qesen me lëndë narkotike, por nuk mundi dot të largohej, pasi u kap dhe prangos nga forcat Shqiponja.

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

"Durrës/ Vijon megaoperacioni kombëtar antidrogë "Tempulli 3". Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 30-vjeçar që shiste lëndë narkotike. 30-vjeçari tentoi të largohej me vrap kur pa punonjësit e Policisë.

Sekuestrohet një sasi kanabis që 30-vjeçari do ta shiste në zonën e Nishtullës, Durrës. Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e  Narkotikëve në DVP Durrës, bazuar në inteligjencën policore se një shtetas në lagjen nr.7 në Durrës, shiste lëndë narkotike, organizuan punën dhe falë veprimeve operacionale kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin:

L. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas kur konstatoi  punonjësit e Policisë tentoi të largohej me vrap dhe hodhi në tokë qesen me lëndë narkotike, por nuk mundi dot të largohej pasi u kap dhe u prangos nga forcat Shqiponja.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën atij një sasi lënde narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton Policia.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos