Urgjenca e QSUT pa energji elektrike, panik dhe frikë për jetën te pacientët

Nga A2 CNN
19 Janar 2026, 22:10 | Aktualitet

Urgjenca e QSUT pa energji elektrike, panik dhe frikë për jetën

Urgjenca e QSUT ka mbetur pa energji elektrike për mbi 30 minuta. Kjo situatë ka shkaktuar tension tek pacientët, stafet mjekësore, por dhe familjaret, veçanërisht në shërbimin e reanimacionit.

Mësohet se gjeneratori nuk ka arritur të ndizet gjë që ka shkaktuar koas, tension dhe frikë për jetën e pacienteve.

A2 CNN raporton se energjia është rikthyer pas 30 minutash, ndërsa QSUT pritet të dale me një deklaratë zyrtare në lidhje me situatën e ndodhur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos