Vihet nën kontroll zjarri në Qeparo pas ndërhyrjes nga toka dhe ajri

Nga A2 CNN
12 Qershor 2025, 18:56 | Aktualitet

Vihet nën kontroll zjarri në Qeparo pas ndërhyrjes nga toka dhe

Pas disa orësh përpjekjesh intensive, zjarri që përfshiu mesditën e sotme një sipërfaqe pyjore në Qeparo është shuar plotësisht.

Flakët morën përmasa të konsiderueshme për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë, duke krijuar rrezik të drejtpërdrejtë për banesat dhe një fabrikë vaji. Ndërhyrja e menjëhershme nga toka dhe ajri bëri të mundur neutralizimin e zjarrit dhe shmangien e pasojave më të rënda, shkruan A2.

Në operacion u përfshi helikopteri Black Hawk i Forcës Ajrore, i cili luajti një rol kyç në përballimin e vatrës aktive, ndërkohë që në terren ishin të angazhuar mjetet zjarrfikëse, efektivë të MZSH si dhe punonjës të shërbimit pyjor.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos