Vlorë, parashutisti aksidentalisht bie në det gjatë uljes! Shpëtohet nga një pushues

Nga A2 CNN
29 Prill 2024, 15:34 | Aktualitet

Vlorë, parashutisti aksidentalisht bie në det gjatë uljes!

Një parashutist i huaj që po kryente një shëtitje ajrore mbi gjirin e Vlorës, aksidentalisht ka rënë në det në vend që të ulej në sipërfaqen e rërës.

Ulja e pa llogaritur mirë edhe për shkak të rrymave ajrore është parë nga pushuesit, njeri prej të cilëve i ka dhënë ndihmën e parë, derisa ka ndërhyrë edhe policia.

Fatmirësisht parashutisti është nxjerrë në gjendje të mirë shëndetësore nga deti dhe nuk ka pësuar asnjë dëmtim. Fluturimet me parashutë mbi gjirin e Vlorës janë një ndër atraksionet kryesore në turistëve që pëlqejnë adrenalinën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos