Serat me luleshtrydhe nën ujë si asnjëherë më parë, fermerët në Kafaraj: Situata katastrofike, dëme të pallogaritshme

Nga Çaku Tafa
9 Janar 2026, 15:20 | Aktualitet

Serat me luleshtrydhe nën ujë si asnjëherë më

25 ha sipërfaqe toke e kultivuar në serat me luleshtrydhe të fermerëve të Kafaraj, në njësinë administrative Frakull, janë nën ujë nga dalja nga shtrati e lumit Vjosë. Përmbytjet kanë dëmtuar rreth 60 kultivues të cilët pohojnë se uji në sera ka arritur në nivelin e dy metrave, si asnjëherë më parë teksa theksojnë se luleshtrydhja tashmë është në fazën e prodhimit te saj, raporton A2 CNN.

Kjo është situatë e përsëritur thonë fermerët e dëmtuar, teksa pohojnë se nuk janë dëmshpërblyer asnjëherë, përveçse në përmbytjet e herës së parë në vitin 2015, kur janë dëmshpërblyer me 10% të dëmit që kanë pësuar, shkruan A2 CNN.

Ata pohojnë të indinjuar se teksa ndodhen në situatë katastrofike, askush nuk ka dalë në terren për të parë nga afër situatën e tyre.

Sipas fermerëve dëmet janë të pallogaritshme në një kohë kur ekonomia e tyre familjare është e bazuar te të ardhurat nga kjo kulturë. Ne po përpiqemi të shpëtojmë bimën thonë fermerët , pasi prodhimi është shkatërruar plotësisht teksa njëzëri apelojnë për ndihmë nga shteti pasi në të kundërt do  të shkojnë drejt falimentimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos