Vrau fqinjin për kanalin e ujërave të zeza, autori flet përçart në gjyq: Ka komplot serbo-malazez ndaj meje

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2023, 12:49 | Aktualitet

Vrau fqinjin për kanalin e ujërave të zeza, autori flet

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg, Maliq Markun, i cili vrau fqinjin e tij Shefqet Hasën pas sherrit për kanalin e ujërave të zeza, ngjarje kjo e ndodhur 2 ditë më parë në Laknas.

Gjatë seancës, në gjykatë autori ka folur në mënyrë të përçartë, dukë thënë: "Ka një komplot serbo-malazez ndaj meje".

Ngjarja ndodhi më 30 nëntor, ku Marku vrau Shefqet Hasën si edhe plagosi fqinjin tjetër. Autori u arrestua në banesën e tij dhe iu sekuestrua arma e krimit. Ai prej kohësh kishte pasur debate me banorët e zonës për kanalin e ujërave të zeza. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos