“Më ka ikur vajza nga shtëpia”, babai në Prrenjas denoncon zhduken e të resë

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2023, 10:29 | Aktualitet

“Më ka ikur vajza nga shtëpia”, babai në Prrenjas

Një baba ka bërë denoncim në Policinë e Librazhdit pasa vajza e tij është zhdukur. Xh. D., 55 vjeç, banues në Prrenjas ka bërë me dije se vajza e tij Xh. D., 25 vjeçe është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Për pasojë, policia ka nisur kërkimet për gjetjen e të resë.

“Në Komisariatin e Policisë Librazhd ka kallëzuar shtetasi Xh. D., 55 vjeç, banues në Prrenjas, se i është larguar nga banesa vajza e tij, shtetasja Xh. D., 25 vjeçe. Vijon puna për gjetjen e saj”, njofton Policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos