Dhunoi gruan dhe iu gjet armë pa leje në shtëpi, arrestohet drejtori i burgut të Fushë-Krujës! Manja e shkarkon

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2023, 09:36 | Aktualitet

Dhunoi gruan dhe iu gjet armë pa leje në shtëpi, arrestohet

Një ditë më parë u bë me dije se Drejtori i Institucionit të Ekzekutimit të Veprave Penale në Fushë-Krujë, Durim Toska është shkarkuar.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se shkak për këtë është bërë dhuna ndaj bashkëshortes së tij.

Kjo e fundit është pajisur edhe më urdhër mbrojtje. Gjatë kontrollit në shtëpinë e Toskës,  uniformat blu kanë gjetur edhe një pistoletë me municion luftarak, të cilën 52-vjeçari e posedonte pa leje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin D. T., 52 vjeç, banues në fshatin Piskupat, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me municion luftarak, të cilën 52-vjeçari e posedonte pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos