Nis shtrimi me binder në aksin Elbasan–Qafë Thanë, qarkullimi me një sens deri më 20 shkurt

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2026, 16:56 | Aktualitet

Nis shtrimi me binder në aksin Elbasan–Qafë Thanë,

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se kanë nisur punimet e shtrimit me binder në zonën e Mirakës.

Sipas njoftimit të ARRSH-së, ndërhyrja synon përmirësimin e infrastrukturës dhe lehtësimin e qarkullimit të mjeteve në këtë aks të rëndësishëm rrugor.

Punimet do të vijojnë deri më 20 shkurt, ndërsa gjatë kësaj periudhe qarkullimi i automjeteve në segmentin përkatës do të kryhet me një sens lëvizjeje.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për mirëkuptim dhe bashkëpunim deri në përfundimin e punimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos