Kërkesa e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit për përjashtim nga çështja të të tre anëtarëve të trupit gjykues është motivuar me faktin se i njëjti Kolegj Penal është shprehur njëherë për masën e sigurisë ndaj tyre.
Sipas mbrojtësve të Berishës në rekursin e parë të dorëzuar nga ish-kryeministri, Kolegji Penal nuk e ka konsideruar si privim të lirisë masën "detyrim për paraqitje" e po ashtu nuk kanë ligjëruar ekzekutimin e masës pa marrë formë të prerë.
Duke pretenduar paragjykim për çështjen, avokatët kanë kërkuar përjashtimin e treshes së përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, çka u bë shkak edhe për shtyrjen e seancës për më 16 korrik. (A2 Televizion)