Zjarret në Dropull, dy zjarrfikës të asfiksuar dhe me lëndime

Nga Rigels Malile
9 Korrik 2024, 20:34 | Aktualitet

Zjarret në Dropull, dy zjarrfikës të asfiksuar dhe me

Dy efektivë zjarrfikës, pjesë e operacionit të sotëm për shuarjen e zjarreve në Dropull kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës. Njeri prej zjarrfikësve ka djegie të lehta në gjymtyrë ndërsa tjetri probleme si shkak i asfiksisë nga tymi. Aktualisht gjendja shëndetësore e tyre është e stabilizuar dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.

Gjatë operacionit në Dropull u aktivizuan shërbimet zjarrfikëse të Gjirokastrës, Dropullit, Përmetit, Tepelenës dhe Libohovës.

Pjesë e operacionit ishin edhe forcat e ushtrisë, policisë, banorë të zonës si dhe një helikopter që ndihmuan për shuarjen e zjarreve masive në Dropull. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos