Zjarri në Livinë të Finiqit, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka rrezik për banesat

Nga A2 CNN
9 Gusht 2025, 12:43 | Aktualitet

Zjarri në Livinë të Finiqit, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka rrezik

Ministria e Mbrojtjes njofton se është shmangur rreziku i banesave për prekjen nga zjarri në fshatin Livinë të Finiqit.

Aktualisht, flakët janë vendosur nën kontroll dhe nuk ka rrezik për shtëpitë, raporton Ministria.

Megjithatë, operacionet për shuarjen e flakëve po zhvillohen nga ajri me helikopterin Black Hawk dhe avionin kroat Canadair, shkruan A2.

Ndërsa nga terreni, mjetet zjarrfikëse dhe forcat tokësore janë pozicionuar përreth fshatit, në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo moment.

Ndërkohë, në Mirditë vazhdon operacioni për shuarjen e flakëve. Deri tani, avioni “Canadair” nga Italia ka realizuar 7 hedhje mbi vatrat e zjarrit, duke lëshuar rreth 50 mijë litra ujë në terren.

Ndërhyrja nga ajri po kombinohet me punën e forcave tokësore dhe mjeteve zjarrfikëse, të cilat po operojnë për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos