Zjarri në një pallat pranë QSUT, reagon Ministria e Mbrojtjes

Nga A2 CNN
14 Prill 2026, 19:34 | Aktualitet

Zjarri në një pallat pranë QSUT, reagon Ministria e Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim ku shprehet se “në vijim të situatës së krijuar nga zjarri në një kompleks banimi në kryeqytet, janë angazhuar dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe personel në terren”.

“Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar si pasojë e zjarrit. Bashkia Tiranë ka operuar me kapacitete të plota, si në mjete ashtu edhe në personel. Në ndihmë janë bashkuar edhe Bashkia Kamëz me dy mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë, si dhe Bashkia Vorë me dy mjete dhe 10 efektivë. Gjithashtu, Forcat e Armatosura janë angazhuar me katër mjete zjarrfikëse, 26 efektivë dhe një helikopter Cougar. UKT ka mbështetur operacionin me tre autobote uji”, lexohet më tej në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos