
Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale një video promovuese për “Paketën e Maleve”, e realizuar tërësisht me Inteligjencë Artificiale.
Në video shfaqet një vajzë e re që flet për mundësitë që kjo paketë ofron për ata që duan të kthehen dhe të investojnë në zonat malore.
“Malet nuk janë thjesht natyrë, janë mundësi për të ndërtuar, për t’u kthyer dhe për të investuar aty ku fillon gjithçka”, thotë ndër të tjera vajza në video.
Rama thekson se “Paketa e Maleve” synon t’u japë jetë dhe zhvillim të ri zonave malore, duke lehtësuar investimet dhe duke nxitur rikthimin në vendlindje.
“Mirëmëngjes dhe me këtë mesazh informues për Paketën e Maleve, që u jep jetë dhe zhvillim të ri zonave malore duke lehtësuar investimet e atyre që duan t’i kthehen vendlindjes së të parëve, e duke krijuar mundësi reale në turizëm e agroturizëm, bujqësi, blegtori e agropërpunim, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama. (A2 Televizion)