Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, vijnë në ndihmë avionët rumunë

Nga Artin Halili
14 Gusht 2024, 13:06 | Aktualitet

Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, vijnë në

Ditën e sotme pritet ndërhyrja nga ajri me avionë rumunë në Parkun Kombëtar të Prespës.

E gjithë kjo ka ardhur në bashkëpunim me Qendrën e Koordinimit të Reagimit Emergjent të Komisionit Evropian, të cilët janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së palës shqiptare për avionë me kapacitet 6 ton ujë në një fluturim.

Kjo ndërhyrje nga ajri edhe për drejtuesit e operacionit në Parkun Kombëtar të Prespës pritet të sjellë përmirësim të situatës së rënduar, ku më tepër se 900 hektarë janë djegur nga vatrat e zjarrit në këto 9 ditë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos