Zjarri përfshin Malin e Tomorit, Ministria e Mbrojtjes: Ndërhyrja e vështirë, por nuk ka rrezik për zonat e banuara

Nga A2 CNN
16 Gusht 2024, 18:37 | Aktualitet

Zjarri përfshin Malin e Tomorit, Ministria e Mbrojtjes: Ndërhyrja e

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se forca të shumta nga terreni dhe avioni rumun “Spartan” me ndërhyrje nga ajri, janë përqendruar në përpjekjet për shuarjen e vatrave të zjarrit në Malin e Tomorit.

Në njoftim theksohet se ndërhyrja është e vështirë, por nuk ka rrezik për zonat e banuara.

“Forca të shumta nga terreni dhe avioni rumun Spartan me ndërhyrje nga ajri, janë përqendruar në përpjekjet për shuarjen e vatrave të zjarrit në Malin e Tomorit. Për shkak të terrenit dhe bimësisë së thatë që favorizon flakët, ndërhyrja është e vështirë, por situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe pa rrezik për zonat e banuara.

Mirënjohje për punën e pandërprerë të forcave operacionale vendore, zjarrfikësve, Forcave të Armatosura, Shërbimit Pyjor por edhe forcave vullnetare në këto ditë me temperatura ekstreme!”, njofton Ministria e Mbrojtjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos