110 milionë euro për sektorin energjetik. Raiffeisen Bank udhëheq kredinë sindikale më të madhe të financuar ndonjëherë në vend

Nga Marinela Lina
28 Tetor 2024, 16:45 | Ekonomi

Raiffeisen Bank Shqipëri, lider në tregun shqiptar njofton me sukses përfundimin e  kredisë sindikale, më të madhen të financuar ndonjëherë nga bankat që operojnë në vend. Me një vlerë 110 milionë euro, Raiffeisen Bank udhëhoqi procesin duke u bashkuar edhe me tre banka të nivelit të dytë për të mbështetur këtë arritje të rëndësishme.

Kredia konsiston në rifinancimin e një linje ekzistuese kredie fillimisht të lëvruar nga një bankë në Turqi, e cila u përdor për ndërtimin dhe operimin e tre hidrocentraleve me kapacitet të instaluar 110.56 mWh nga Ayen AS Energji SHA. 

Elona Mullahi, anëtare e bordit të korporatave në Raiffeisen Bank tregon mbështetjen që sektori bankar ofron ndaj nevojave të klientëve, sidomos në drejtim të prodhimit të energjisë së rinovueshme në vend.

“Banka Raiffeisen ndihet krenare dhe shumë e nderuar që realizoi me sukses sindikatën më të madhe në sektorin financiar shqiptar. Mbetemi të angazhuar të mbështesim edhe projekte të tjera të mëdha që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit por njëkohësisht edhe të mbështesim klientët tanë me nevojat e tyre, sado komplekse ato janë”, thotë Elona Mullahi (Koçi), anëtare e Bordit të Korporatave në Raiffeisen Bank.

Kompania Ayen AS Energji SHA, aktive në Sektorin e Energjisë në më shumë se 30 vjet, konfirmon se falë këtij investimi madhor do të sigurohet vazhdimësia e operimit të qëndrueshëm të hidrocentraleve.

“Si Ayen AS, ne jemi të lumtur në përfundimin me sukses të transaksionit dhe të kësaj marrëveshje të rëndësishme e cila tregon edhe njëherë angazhimin e Ayen në forcimin e investimeve tona në energjinë e qëndrueshme dhe të rinovueshme.  Ne besojmë se ky partnerit do të hapë rrugën projekteve të ardhshme dhe jemi krenar të kontribuojmë për rritjen e qëndrueshme të sektorit të energjisë.

Falënderojmë të gjitha institucionet e përfshira ndërkombëtare dhe vendase, veçanërisht Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Entin Rregullator të Energjisë, dhe Raiffeisen Bank, për mbështetjen në realizimin e këtij financimi. SI Ajen Energy Group ne do të vazhdojmë të ndjekim këto investime dhe mbetemi të dedikuar për të zhvilluar projekte të tjera mjedisore në Shqipëri”, thotë Ayse Tuvana Aydiner Kiraç, administratore e Shoqërisë Ayen AA Energji Sh.A.

Raiffeisen Bank Shqipëri qëndron si një institucion financiar themelor i angazhuar për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritjen ekonomike. Përmes zgjidhjeve financiare inovative dhe partneriteteve strategjike, Raiffeisen Bank Shqipëri synon të bëjë kontribute të rëndësishme në mirëqenien kombëtare dhe rajonale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos