17 mijë të moshuar ende në punë, për të pleqëruar me dinjitet u duhet vlera e pagës minimale

Nga Marinela Lina
6 Dhjetor 2023, 15:37 | Ekonomi

Kjo është Lumturie Mira, një pensioniste 65-vjeçare e cila çdo ditë udhëton nga Petrela për të shitur sadopak perime në kryeqytet. Pensioni që ka nuk e ndihmon të përballoj shpenzimet. 

Për vitet që kemi punuar neve nuk është e mjaftueshme as për të paguar dritat dhe ujin i lekë atje tek arka. Unë shes fruta perime, sallatra, lakra. Bereqaves më ndihmon içik. Mos t’i kisha, do kisha falimentuar se unë vij nga Petrela deri këtu.

LUMTURIE MIRA - PENSIONISTE

Si Lumturia janë rreth 17 mijë të moshuar sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, që ende çdo ditë dalin të punojnë për të përballuar shpenzimet mujore, të cilat pensioni që kanë nuk i mbulon.

17 mijë të moshuar ende në punë, për të

E nëse ndalemi këtu, që një çift pensionistësh të pleqërojë me dinjitet ka nevojë mesatarisht për një vlerë monetare prej 44 mijë e 500 lekë në muaj, pak me shume se paga minimale ne vend. Pjesën më të madhe të të cilave e merr zëri i ushqimeve, pasuar nga kujdesi shëndetësor, energji elektrike e deri tek komunikimi e argëtimi.

17 mijë të moshuar ende në punë, për të

Unë  e përballoj se punoj akoma por ata që s’’punojnë dot se përballojnë dot jetesën. Qeveria të vër dorën ne zemër se jemi më të diskriminuar.” 

Një i moshuar në zonat urbane merr 17 mijë e 350 lekë, ndërsa në zonat rurale deri në  10 mijë e 349 lekë. Ose thënë ndryshe 2.5 herë më pak se çfarë ata kanë nevojë.

Punoj akoma. Më ndihmon të përballoj shpenzimet. Kur jam në gjendje pse mos të punojë.

Ka shumë që jetojnë vetëm e janë pa punë se fëmijët janë me fëmijët e vet dhe si ndihmojnë dot prindërit. Shumë dobët ndihmat nga shtetit.

Këtu Shqipëria është në këto nivele ku pensionisti nuk vlerësohet.

17 mijë të moshuar ende në punë, për të

Teksa i pyesim se për çfarë kanë nevojë përgjigjen kështu: “Duhet një paketë ndihmash shqiptari ka vajt aty ku s’mban më”.

Një pension duhet të jetë mesatarisht 700 mijë lekë dhe rrogat mbi 1 milionë e 200 mijë lekë.

I vetëpunësuar në biznes privat e deri tek shitja në tregje të produkteve të ndryshme ushqimore, këto janë punët që një i moshuar mbi 62 vjeç kryen ditët e sotme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos