184 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, barrierat dhe objektivat e tregtisë së lirë mes dy vendeve

Nga Marinela Lina
29 Nëntor 2023, 15:21 | Ekonomi

Marrim më pak se sa japim. Marrëdhëniet tregtare të Shqipërisë me Kosovën qëndrojnë ende të ulëta në krahasim me vendet e tjera. Bashkohemi në festat kombëtare, por ende ekzistojnë barriera të cilat pengojnë në zhvillimin e mëtejshëm të të dy vendeve. Edhe mbledhja e shtyre e dy qeverive ende nuk po mbahet.

Nëse ndalemi në tregtinë e jashtme për 10 muajt e parë të vitit rezulton se kemi blerë më pak mallra. Importet me Kosovën në peshë kanë rënë me 15 mijë tonë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë duke arritur kështu në 134 mijë tonë mallra të tregtuara.

184 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, barrierat dhe objektivat e

Janë barrierat në kufi sipas ekspertëve që pengojnë rritjen e marrëdhënieve tregtare.

“Për shkak të traut që na ndan, kufirit për shkak të dy doganave që kemi, ndonëse kemi një flamur e festë kombëtare ndjekim regjime doganore sikur të ishim me vendet e tjera të rajonit. Nëse do heqim barrierat e karakterit administrativ do jemi mirë”, thotë Alban Zusi.

Në pjesën e parë të viti dërguam më shumë mallra drejt Kosovës se në 2022.  Eksportet kanë patur një rritje të lehtë me 109 mijë tonë në këtë periudhë të vitit duke arritur në 686 mijë tonë gjithsej.

“Dikush ka nevojë për 50 euro mall 100 euro mall por duhet të bëhen 10 veta për të bërë këtë gjë. Dhe në doganë do kesh shumë vështirësi.”

184 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, barrierat dhe objektivat e

Shqipëria dhe Kosova kanë lidhur në 3 vitet e fundit rreth 184 marrëveshje, por vetëm 58 janë arritur ndërmjet dy republikave tona ose thënë ndryshe gati 1/3 e tyre. Ndër to është dhe hekurudha Shqipëri-Kosovë rreth 130 km, e cila pritet të nisë punimet në vitin 2024. Ekspertët e përmbajnë optimizmin mbi ndikimin që do të ketë në tregtinë e mallrave.

“Jam pesimist se mund të rregulloj hekurudha. Me tren dhe me hekurudhë nuk punojnë bizneset e vogla as të mesme. Me këtë do qarkullojnë udhëtarë por vetëm për mallrat do jetë një vend tranzit”.

Tregu i përbashkët, bashkimi doganor por dhe zhvillimi i sistemeve në kufi janë disa nga synimet e marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos