20 kandidatë për 3 vakancat e Këshillit Mbikëqyrës, Holta Zaçaj: Banka e Shqipërisë, themeli i funksionimit të shtetit

Nga Marjo Brakaj
4 Shkurt 2026, 15:09 | Ekonomi

Nga kryetare e Gjykatës Kushtetuese në kandidate për anëtare në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Holta Zaçaj kërkoi në komisionin e Ekonomisë besimin për të hyrë në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës Qendrore.

“Fakti që po aplikoj për këtë institucion lidhet direkt me rëndësinë e Bankë së Shqipërisë për funksionim e shtetit”, u shpreh Holta Zaçaj, kandidate për anëtare të Këshillit Mbikëqyrës të BSH.

“Pse kërkoni këtë përvojë të re, nga gjyqtarja kushtetuese në një nivel që, po përsëri është shumë i rëndësishëm. Por nuk është niveli i gjyqtarit kushtetues”, iu drejtua deputeti Braçe.

20 kandidatë për 3 vakancat e Këshillit Mbikëqyrës,

“Së pari të jesh kryetar i Gjykatës Kushtetuese është një privilegj i rrallë, dhe një plotësim ëndrre i çdo juristi, besoj që me shkollën, por dhe një përgjegjësi e madhe. Ashtu siç Gjykata Kushtetuese patjetër mbetet në piramidën, po kështu roli i Bankës së Shqipërisë është shumë i rëndësishëm në fushën e në fushën e rregullimit në tregut”, u përgjigj Zaçaj.

Luljeta Minxhozi zëvendësguvernatore e parë, kërkon një mandat të dytë si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës, e cila u përkrah hapur edhe në komisionin e Ekonomisë.

“Unë kam ndihmuar bankën për të bërë ligjin për të transpozuar në sistemin ligjor të Shqipërisë, të gjithë direktivën evropiane të pagesave. Banka e Shqipërisë gjendet përpara sfidës ta operacionalizojë të gjithë këtë sistem ligjor që krijoi për pagesat”, deklaroi Minxhozi.

20 kandidatë për 3 vakancat e Këshillit Mbikëqyrës,

Aktualisht janë 6 mungesa në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, por Kuvendi ka shpallur 3, ndërsa 3 propozime për vakancat e tjera do të bëhen nga qeveria.

20 kandidatë për 3 vakancat e Këshillit Mbikëqyrës,

Janë 20 kandidatë të vetë-ofruar për 3 vendet e shpallura nga Kuvendi, mes tyre Artan Hoxha, Selami Xhepa, Violeta Staka apo Pajtim Melani.

20 kandidatë për 3 vakancat e Këshillit Mbikëqyrës,

Kandidaturat që shpalosën platformat e tyre në Komision tashmë duhet të sigurojnë nga 28 firma deputetësh që të kalojnë për miratim në Kuvend.

Këshilli i Bankës ka në total 9 anëtarë, por aktualisht vetëm 3 prej tyre kanë ende mandat Gent Sejko, Natasha Ahmetaj dhe Anastas Angjeli, për këtë arsye këshilli nuk mund të marrë vendime derisa të zgjidhen 6 anëtarët e rinj.

20 kandidatë për 3 vakancat e Këshillit Mbikëqyrës,

Anëtarët me mandat të mbaruar që janë emëruar në vitin 2018 janë Luljeta Minxhozi anëtare dhe zëvendësguvernatore e parë, Suela Popa, Edlira Luçi, Ridvan Bode, Artan Hoxha dhe Violeta Staka. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos