Kërkesa për të vendosur tre fasha për çmimin e energjisë elektrike në furrat e bukës, në varësi të produkteve që prodhojnë është shtyrë në mbledhjen e së martës të Entit Rregullator të Energjisë. Shkak ishte vijimi i diskutimeve ndërmjet institucionit dhe shoqatës së furrave të bukës dhe pastiçerive.
OSHEE për 3 kategoritë e bizneseve furra, furra buke dhe pastiçeri, por dhe ato që shërbejnë edhe bar-kafe të paguajnë nga 7.6 lekë deri në 12 lekë për çdo kilovat-orë energji të konsumuar.
Furrat e bukës e konsiderojnë të vështirë marrjen e këtij vendimi për shkak të ndarjes së ambienteve ku do të ushtrojnë biznesin dhe vendosjen e matësve elektrik. (A2 Televizion)