Megjithëse kanë kaluar mbi tre dekada, si trashëgimi e së shkuarës komuniste në zonën e Uzinës së Nitratit të Amonit në Fier, njohur si ish-Azotiku qëndrojnë të depozituara 40 tonë lëndë kimike helmuese, përfshirë arsenikun, Cianurin apo Mërkurin. Shëndeti i rreth 5 mijë banorë të fshatrave Zhupan, Drizë dhe Plyk rrezikohet sa nga ajri aq edhe nga uji i ndotur, shkruan A2 CNN. Ndaj vetë Uzina e Plehrave Azotike Fier, pavarësisht se është jashtë funksionit ka hapur një tender për të monitoruar shkallën e ndotjes në atë zonë.
Monitorimi është procesi që realizon vlerësimin sistematik të treguesve mjedisorë, procesi i vëzhgimit, mbledhjes së të dhënave, kryerjes së analizave dhe raporteve në mënyrë të vazhdueshme ose periodike mbi gjendjen mjedisore ku ndikon veprimtaria e landfilleve. Monitorimi i mjedisit realizohet në përputhje me Programin Kombëtar të Monitorimit.
Uzina e Plehrave Azotike Fier
Në dokumentin e tenderit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik përcaktohen dhe detyrat që kompania fituese që do të bëjë matjet, do të ketë.
Të përcaktohen të gjitha pajisjet matëse të përdorura në këtë monitorim, për çdo element të kërkuar, dhe ti kushtohet rëndësi e veçantë përshkrimit të pajisjeve dhe metodës së përcaktimit të dy elementëve specifik Arsenikut dhe Mërkurit për vetë impaktin e rëndësishëm që paraqesin këta landfille në mjedis.
Uzina e Plehrave Azotike Fier
Pavarësisht çaktivizimit dhe groposjes së mbetjeve, përfshirë ato të arsenikut në zonën e ish-Azotikut të Fierit, nuk është realizuar ende studimi i përbërjes së tokës dhe ujërave nëntokësore të zonës, për të parë impaktin afatgjatë të këtyre mbetjeve. Kryera e këtij procesi është diktuar si kusht edhe nga Bashkimi Europian.
(A2 Televizion)