Gjykata e Posaçme cakton masën e sigurisë "arrest në burg" për shefin e qarkullimit Tiranë, Roven Zeka dhe shefin e hetimit të aksidenteve, Sokol Novaku.
Dy zyrtarët e lartë të policisë dhe efektivi akuzohen për "korrupsion".
Mësohet se SPAK dyshon se drejtori Zeka dhe 2 të tjerët kanë marrë para nga një grua, e cila kishte bërë aksident, që prej tyre të mos referohej çështja në prokurori dhe për aksidentin të mos nisnin hetimet.
Roven Zeka është emëruar si shef i Policisë Rrugore të Tiranës në dhjetor 2024. (A2 Televizion)