90-vjeçarja vret shoqen e saj 77 vjeçe pasi i shkriu akulloren!

Nga A2 CNN
22 Prill 2025, 18:51 | Lifestyle

90-vjeçarja vret shoqen e saj 77 vjeçe pasi i shkriu akulloren!

Një grua 90-vjeçare në Mynih të Gjermanisë po përballet me një akuzë të rëndë për vrasje të mikeshës së saj 77-vjeçare, pas një sherri të pazakontë që nisi për shkak të një akulloreje të shkrirë.

Sipas prokurorisë, Brigitte W. dhe viktima, Petra B., u grindën pas kthimit nga pazari, kur akulloret u shkrinë në vapën e korrikut. Kur Petra tentoi t’i vendoste ato në frigorifer, Brigitte shpërtheu me fjalët: “Mos e bëj atë!”. Në vijim, ajo e goditi me forcë në kokë tre herë me një tenxhere, duke i shkaktuar plagë fatale, shkruan A2 CNN.

Ngjarja ndodhi më 18 korrik 2024 gjatë një vale të nxehti. Trupi i Petres mbeti në dyshemenë e kuzhinës për tre ditë para se Brigitte të njoftonte autoritetet. Ajo deklaroi fillimisht se kishin debatuar dhe Petra kishte zgjedhur të flinte në dysheme nga vapa.

90-vjeçarja vret shoqen e saj 77 vjeçe pasi i shkriu akulloren!

Prokurorja Simona Muller deklaroi se sulmi ishte i dhunshëm dhe ndodhi pas muajsh abuzimi psikologjik e fizik ndaj viktimës. Ndërkohë, Brigitte kishte pastruar rrobat e përgjakura të viktimës dhe i kishte tharë, veprim që prokuroria e cilësoi se ajo ishte gjakftohtë në kryerjen e krimit.

Gjykata refuzoi kërkesën për lirimin me kusht të 90-vjeçares, pavarësisht përdorimit të karrocës me rrota, duke theksuar rrezikun për t’u arratisur. Ndërkohë, gjykimi për këtë çështje vijon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos